Mori ryshfet prej 3.7 milionë euro| Koka: Nuk e kam shkelur ligjin

Mori ryshfet prej 3.7 milionë euro| Koka:…

Para pak ditësh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) arrestoi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Ai akuzohet për përfshirje në çështjen e inceneratorëve. Ministri Koka akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, teksa hetimet e SPAK kanë të paktën dy vite që kanë nisur. Ndërkohë sot në seancën e gjyqësore ndaj tij, Koka tashmë i arrestuar, ka deklaruar se nuk ka shkelur asnjë ligj. Kujtojmë se Koka akuzohet se ka marrë ryshfet prej 3.7 milionë euro (4.1 milionë dollarë), ndërsa rrezikon deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor. Pritet që sot ish-ministrit t’i komunikohet masa e sigurisë pasi u arrestua pas muajsh hetim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit