Mori vaksinën AstraZeneca, mësuesja në Spanjë vdes nga hemorragjia në tru

Mori vaksinën AstraZeneca, mësuesja në Spanjë vdes…

Një grua në Spanjë ka ndërruar jetë pasi mori vaksinën AstraZeneca.

Ajo ishte me profesion mësuese dhe u vaksinua më datë 3 mars, por pak orë pasi mori dozën u ndje keq dhe u dërgua në spital.

Ajo kishte dhimbje të forta koke, por mjekët e lidhën këtë me efektet anësore të vaksinës. Katër orë më pas, skaneri zbuloi grumbullim lëngu në tru, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme kirurgjikale. Gruaja ndërroi jetë si pasojë e hemorrragjisë në tru.

Në lidhje me rastin, Ministria spanjolle e Shëndetësisë e ka raportuar në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA). Në Spanjë janë raportuar tre raste tromboze te persona që janë injektuar me vaksinën AstraZeneca, përfshirë mësuesen 43-vjeçare. Ashtu si një numër në rritje vendesh evropiane, Spanja vendosi të hënën pezullimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca për dy javë, pas raportimeve për trombozë dhe efekteve anësore tek disa pacientë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit