Mori vendin e Ardi Veliut, tregon se u frymëzua nga babai për postin, bën kërkesën për policinë

Mori vendin e Ardi Veliut, tregon se…

I shumëpërfoluri ditët e fundit, Gledis Nano, personi që do të zëvendësoj Ardi Veliun në krye të Policisë, ka treguar se është frymëzuar nga babai i tij për karrierën.

Ish-drejtuesi i Antiterrorit bëri sot betimin, ndërsa pati një ceremoni zyrtare të dorëzimit të detyrës, ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-drejtori i policisë, Ardi Veliu.

“Në nderin tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”

Nano premtoi se do çojë përpara reformat në policinë e shtetit, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

 “Do jem në lartësinë e detyrës në shërbim të qytetarëve. Gjej rastin të falenderoj ministrin e brendshëm dhe kryeministrin. Profesioni im nuk ishte zgjedhje karriere, por pasion i frymëzuar nga babai im, ish-oficer policie.

Qytetarët presin nga Policia e Shtetit standarde të tjera reagimi dhe sjelljeje në zgjidhjen e problemeve të tyre. Dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur. Por në të njëjtën kohë, kërkoj prej tyre ta konsiderojnë Organizatën tonë si një partner. Roli i tyre është i pazëvendësueshëm në suksesin e punës tonë. Ndaj, do të jem gjithnjë inkurajues që bashkëpunimi qytetar-polici, sa të vijë e të forcohet edhe më shumë.

Unë ju garantoj se me angazhimin tim maksimal do vazhdoj të çoj përpara në reformat e policisë.

Dua t’i uroj çdo kolegu suksese. Kërkoj angazhimin tuaj maksimal në realizimin e detyrave, sipas betimit që kemi bërë”, tha drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit