Morrat në ambientet e shkollave, nuk ka ilaç për elemininim e tyre (VIDEO)

Morrat në ambientet e shkollave, nuk ka…

Tek nxënësit e shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit janë shfaqur të paftuar disa parazitë. Parazitët, e njohur ndryshe si morra, gjetën strehë mbi kokat e disa nxënësve.

Drejtori i këtij institucioni, Agron Jusufi, thotë se kjo nuk ndodhi si pasojë e mungesës së higjienës brenda këtij institucioni.

Të shqetësuar lidhur këtë problem janë shprehur edhe familjarët e disa nxënësve, teksa për rastin në fjalë janë lajmëruar edhe mjekët, që po presin një donacion me ilaçin që i mbyt morrat.

Javën e ardhshme pritet të fillojnë vizitat nëpër shkolla të Drenasit për të evidentuar në qoftë se edhe në ndonjë tjetër ka parazitë, e më pas të shpërndahen ilaçet e nevojshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit