“Mos fusni njerëzit në karantinë”/ OBSH apel qeverive: Ja çfarë duhet të bëni

“Mos fusni njerëzit në karantinë”/ OBSH apel…

OBSH nuk rekomandon karantinimin.

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, tha në raportimin ditor për mediat të enjten, se shtetet që sapo kanë dalë nga izolimi dhe të tjera që kanë numër të vogël rastesh me Covid-19 do të vijojnë të regjistrojnë vatra të reja.

Ryan shpjegoi se edhe në vendet që e kanë mbajtur virusin “nën kontroll ekstrem”, të tilla si Gjermania dhe Spanja, “gjithmonë ekziston një shans që sëmundja të të importohet ose të përhapet nga grupimet e pazbuluara”.

Ai u shpreh se në vend që të vendosin karantina të plota, qeveritë duhet të jenë “më të sakta” në mënyrën se si i përmbajnë “shpërthimet”.

“Në vend që t’i kufizojmë të gjithë, ne përpiqemi ta ndjekim virusin. Dhe përpiqemi ta identifikojmë se ku është virusi, dhe pastaj në mënyrë të veçantë dhe “kirurgjikale”, e heqim virusin nga komuniteti duke minimizuar ndikimin në jetën e komunitetit”, tha Ryan.

Ndërsa, Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për menaxhimin e krizës së koronavirusit u shpreh se nëse vatrat e reja “trajtohen me shpejtësi” përmes testimit dhe gjurmimit të kontaktit, mund të keni një mundësi që me të vërtetë ta shuani zjarrin sa më shpejt.”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit