Mos harroni çadrën, njihuni me parashikimin e motit sot

Mos harroni çadrën, njihuni me parashikimin e…

Sot pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte jo të qëndrueshme atmosferike. Duke nisur që nga orët e para të 24-orëshit moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Reshjet do të jenë prezente deri në orët e pasdites por të përqëndruara kryesisht në zonën e verilindjes.

Duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes së ditës së nesërme kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin si dhe nisin gradualisht kthjellimet.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në zonat malore deri në 23°C në ato të ulta ndërsa ato të mesditës nga 28°C në zonat malore deri në 34°C në ato të ulta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit