“Mos hesht, mos prano dhunën!”/ Protesta në Elbasan dhe Tiranë për 8 Marsin

“Mos hesht, mos prano dhunën!”/ Protesta në…

Gra dhe vajza nga Elbasani dhe Tiranë kanë dalë sot në protestë  për ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin. Me pankarta në duar ata kërkojnë më shumë sensibilizim dhe barazi për gratë në Shqipëri.

Në Tiranë po zhvillohet një marshim gjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku gratë mbajnë disa pankarta në duar me mbishkrimet “Mos hesht”, “Ti meriton të vlerësohesh”, “Mos e duro dhunën”. Marshimi i tyre përfundoi përpara Kryeministrisë për t’i dhënë zë, të drejtave të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Ndërkohë, edhe në Elbasan po zhvillohet një marshim sensibilizues në qendër të qytetit. Madje një qytetare në Elbasan ka rrëfyer për mediat dhunën e përjetuar nga bashkëshorti i saj. Ajo ndan me ne episode  të dhunës  dhe mos reagimin në kohë të institucioneve.

Duhet shumë mbështetje, një grua mendon në fillim se ka ‘princin e kaltër’ në krahë, e lidh jetën dhe duke bërë fëmijë dhe pastaj pranon fatin e saj.

Ky njeri që ti mendon se do të mbrojë në jetë, fillon dhunën dhe abuzimin dhe ti e ke të vështirë të dalësh nga kjo situatë. Me mbështetjen te ‘Forumi i Gruas’, mora fuqizim, një tjetër shoqatë sërish më ka ndihmuar. Gjithmonë e kam veten në vendin e këtyRe viktimave, kur dëgjoj lajme tragjike për gratë, tronditem.

Mesazhi që dua të përcjell është të jemi gjithmonë kundër dhunës, pasi kur vuan vetë vuajnë dhe fëmijët. Do të thoja që shumë herë jam pajisur me ‘urdhër mbrojtje’, kur ishte para ligjit ai stononte, kur mbaronte urdhri ai reagonte. Dhunuesi të vihet para ligjit. Ish-bashkëshorti më ka kërcënuar kur ishim në sallën e gjyqit, sot është pas hekurave. Fuqizimi del mbi gjithçka edhe mbi dhunën”, ka treguar ajo.

Sipas statistikave të INSTAT dhe të dhënave të policisë, Elbasani është nëj qytet më numër më të lartë të grave që dhunohen. Ku të paktën 3 gra denoncojnë çdo ditë dhunë përkundër 1 mijë të tillave në vit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit