“Mos more se qenka vajza jonë”/ Migena u vra nga kunati, vëllai: Vajza vetëm qan

“Mos more se qenka vajza jonë”/ Migena…

Vëllai i 37-vjeçares Migena Sinani e cila u vra nga kunati i saj pak ditë më parë, ka rrëfyer sot se si e morën vesh lajmin e rëndë. Ai ka treguar se po shihnin lajmet dhe një moment babi bërtet “mos more qenka vajza jonë”.  Ndërsa më pas ai ka tentuar të marrë kunatin në telefon dhe kur askush nuk iu përgjigj iku menjëherë në Shkozë.

“Po dëgjonin lajmet, dhe dikush komentonte: çfarë po bëhet këtu, pastaj babi mos mo se qenka goca ime. Më pas i ka rënë dhëndrit në tel, por ai ishte arrestua, dhe kishte kërkuar që të hapej telefoni i tij që të njoftonte njerëzit. Askush nuk ka tentuar që ta hapë atë telefon”, tregoi ai.

Më tutje vëllai i Migenës tregon se fëmijët janë të tronditur. Vajza vetëm qanë, ndërsa djali pyet pse del foto e nënës së tij në televizor.

Policia na ka dorëzuar vajzën, me një batanije, dhe më pas më nxori rrogat. Pasi mësova lajmi, kam ardhur direkt në Shkozë. Mbesa ka qenë shumë e lidhur dhe me mua, kur merrja motrën në tel dhe flisja ajo ishte e para që donte të më fliste, ndërsa atë ditë nuk më ka njohur dhe rrinte e trembur. Për momentin vajza nuk flet fare dha ka shqetësim natën, do të rrijë vetëm në krahë. Vajza është me ne tani. Askush nuk na ka ardhur, as psikologë, as askush tjetër. Djali 4 vjeç, vetëm kur e sheh në foto thotë kjo është mami im. Dhe në media e parë në televizor, thotë ‘mami im, pse ka dalë aty”, tha ai.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit