“Mos të lutem!” Vajzat e mitura në Gjilan lidhin bashkëmoshataren dhe e dhunojnë

“Mos të lutem!” Vajzat e mitura në…

Një 14-vjeçare në Gjilan të Kosovës është dhunuar në mënyrë barbare nga disa bashkëmoshatare dhe pamjet janë publikuar kudo në rrjetet sociale.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, vajzat e mitura nga 11-14 vjeçe shihen duke keqtrajtuar, kërcënuar dhe xhiruar bashkëmoshataren e tyre në një ambient të mbyllur në Gjilan.

Aty dëgjohet viktima duke thënë “mos ma leni trupin këtu nëse më bjen të fikët”. Ndërsa të dyshuarat dëgjohen duke i thënë “jo bre, nuk ta lëmë trupin këtu, ta hupim…ta djegim trupin. A e di që unë e di qysh hupet një trup, veç ta çelim një gropë”.

Referuar autoriteteve policore në Kosovë, njëra nga të dyshuarat është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërkohë vajzat e tjera janë nën 14-vjeçe.

Rasti i cili është inicuar si lëndim i lehtë trupor është duke u trajtuar nga Prokuroria në koordinim me Qendrën për Punë Sociale.

<script async src=”https://telegram.org/js/telegram-widget.js?22″ data-telegram-post=”joqnews/890″ data-width=”100%”></script>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit