“Mos trego se të vrava”, dëshmia tronditëse e 15-vjeçares që u përdhu*ua nga babai

“Mos trego se të vrava”, dëshmia tronditëse…

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku një baba 48-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 15-vjeçare për katër vite me radhë.

Sipasa policisë, rasti është bërë i njohur në polici pas kallëzimit të 15-vjeçares se babai ka abuzuar me atë seksualisht në mënyrë sistematike për katër vite.

Mësohet se 48-vjeçari Bledar Rako ka mohuar akuzat e të bijës, e cila mori guximin të denonconte të atin pas rrëfimit që bëri në shkollë te psikologia.

Adoleshentja ka thënë se babai e kërcënonte se do e vriste nëse ajo tregonte atë se çka ndodhte midis tyre.

Sakaq pritet rezultati i mjekësisë ligjore për të dalë në përfundimin nëse deklaratat e vajzës qëndrojnë apo të të atit që ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën.

48-vjeçai u arrestua këtë të martë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit”, njofton policia.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit