Mos u trembni nga Lufta Bërthamore, Inteligjenca Artificiale është më e rrezikshme

Mos u trembni nga Lufta Bërthamore, Inteligjenca…

Duket se do të vij në ndihmë të njerëzimit dhe do të lehtësojë punët në përditshmërinë tonë, por kjo teknologji e re ka synim të kontrollojë jetët tona. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë inteligjencës artificiale është ndërtuar një sistem kontrolli mbi vaksinimin kundër Covid-19, ku personat e pavaksinuar janë krejtësisht të identifikueshëm.

Sistemi u krijua nga Universiteti i Cincinnati , së bashku me Universitetin Northwestern, dhe paraqitet si “një inteligjencë artificiale e re dhe e fuqishme.

Funksionon shumë thjeshtë. Nuk kërkon superkompjuter, është i lirë dhe mund të aplikohet për këdo që ka një smartphone.

Në këtë studim që u krye në vitin 2021 morën pjesë gati 4000 persona dhe në përfundim doli se 30% e kampionit tregoi hezitim ndaj vaksinës.

“Covid-19 nuk ka gjasa të jetë pandemia e fundit që do të shohim në dekadat e ardhshme. Pasja e një forme të re të inteligjencës artificiale për parashikimin në shëndetin publik është një mjet të vlefshëm që mund të ndihmojë në përgatitjen e spitaleve për të parashikuar normat e vaksinimit dhe shkallët e mëvonshme të infeksionit,” thuhet në studim.

Në fakt kjo nuk duket se është për t’i ardhur në ndihmë shëndetësisë publike, por për të mbajtur nën kontroll personat e pavaksinuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit