Moshat që po e përhapin më shumë koronavirusin

Moshat që po e përhapin më shumë…

Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë alarmin në lidhje me uljen e moshës së personave që shfaqin probleme serioze nga koronavirusi duke theksuar gjithashtu se infeksioni është duke u shpërndarë nga persona të moshës 20, 30 dhe 40 vjeç, të cilët nuk kanë simptoma.

Siç raporton “Reuters“, Zyrtarët e OBSH thanë më herët se përqindja e të rinjve në mesin e të infektuarve ishte rritur globalisht, duke vënë në rrezik grupet më të vulnerabël në të gjithë botën, përfshirë të moshuarit dhe qytetarët e sëmurë në zona me popullsi të dendur apo me shërbime të dobëta shëndetësore.

Epidemia po ndryshon”, Takeshi Kasai, drejtori rajonal për Paqësorin Perëndimor në OBSH.

“Sëmundja po përhapet nga persona të moshës 20, 30 dhe 40 vjeç, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar”, u shpreh ai.

Infeksioni vijon të përhapet me ritme të shpejta në botë, ndërsa aktualisht raportohen 779 mijë të vdekur dhe rreth 22 milion të prekur.

Nga ana tjetër, raportohen rreth 15 milion raste të shëruar, kurse 6.4 milion pacientë vijojnë të jenë raste aktive./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit