Reshje shiu e dëbore, e hëna pritet të jetë dita më e ftohtë e javës së ardhshme

Reshje shiu e dëbore, e hëna pritet…

Temperaturat në vend kanë pësuar rënie të ndjeshme, teksa moti i kthjellët me reshje shiu dhe dëbore ka prekur të gjithë territorin e vendit. Që prej mbrëmjes së kaluar e deri sot, vendi është mbuluar nga bora dhe shiu, ndërsa sipas sinoptikanes Lajda Porja gjatë kësaj jave, dita e nesërme do të jetë dita më e ftohtë. Sa i përket javës së ardhshme, sipas sinoptikanes dita e enjte do të jetë dita më e ftohtë me temperatura të ulta.

Sinoptikania Lajda Porja

Mëngjesi ka vijuar ende i ngrohtë, për shkak të qarkullimit të masave me origjinë nga jugu. pritet që orët vijuese, në pjesën e dytë të ditës do ketë masa të ftohta nga rrethi polar. Do ketë menjëherë rënie të temperaturash duke i konvertuar reshjet e shiut në reshje dëbore. Mëngjesin e së shtunës do ketë spostim të vranësirave, duke bërë që moti të jetë i kthjellët , megjithatë do jetë shumë ftohtë. Temp në fundjavë -10 apo -11 gradë në vendet malore. Maksimalet gjatë fundjavës nuk do ngjiten më shumë se 7 apo 8 gradë. Ky i ftohtë do qëndrojë disa ditë, të paktën deri të enjten. Do kemi ditë shumë të ftohta dhe më pas të ftohta. Nga e mërkura vlera negative në -15 gradë në zonat malore. Edhe në Tiranë temperaturat do të zbresin në -5 gradë. Dita më e ftohtë përcaktohet dita e hënë dhe e marta e ngjashme. Ka një tërheqje të valës ditën e enjte. Problematike do jenë ngricat në akset rrugore. Do jetë parametri i erës prezent që nga fundjava deri në mesin e javës. Më pas do kemi në ditët e fundit të janarit ditë të ftohta, por jo aq shumë të ftohta sa po përjetojmë gjatë këtyre ditëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit