
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë, Podujevë ku motër e vëlla janë rrahur me lopatë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, në rrugën ‘Skenderbeu’, ku pas konfliktit i mituri fillimisht ka goditur motrën me lopatë, e pastaj ajo i është kthyer duke e goditur me lopatë po ashtu.
Për pasojë, palët kanë pësuar lëndime trupore, dhe 21 vjeçarja është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.
Pas përfundimit të procedurave policore, 21-vjeçares do t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe të hetimi nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë.
Zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre.