Moti ekstrem/ Ekspertët tregojnë si krijohet energjia e ujit që sjell përmbytje katastrofike

Moti ekstrem/ Ekspertët tregojnë si krijohet energjia…

Uji është në gjendje të bëjë shkatërrime katastrofale. Kjo nuk vihet në diskutim. Por si krijohet nga uji, ky element kaq paqësor, një forcë e tillë e paparë që vë përpara çdo gjë që i pret rrugën? 

Duket sikur shtëpitë të jenë ngritur me kartona dhe makinat që ndodhen nën masat ngjyrë kafe të ujit të ishin lodra kalamajsh. Kontanjerë ngrihen përpjetë nga uji, bodrume kthehen brenda pak minutash në gracka të rrezikshme për jetën. Me elementët e saj të dhunshëm, natyra është duke na treguar gjithnjë se kush e ka pultin komandues. Njerëzit jo që jo.

Por si krijohet nga uji një forcë e tillë shkatërruese? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje Dr. Michael Dietze, nga seksioni i gjeomorfologjisë në Qendrën Helmholc të Pocdamit. Ajo që duhet ditur është se një metër kubik ujë peshon një ton. Kjo nuk është pak! Që do të thotë se: Uji është në gjendje të krijojë forcë shumë të madhe kur has me pengesa.

Dhe kur kjo forcë vihet në lëvizje atëherë krijohet një fuqi e madhe që është në gjendje të ngrejë përpjetë kontanjerët dhe makinat, nëse ato nuk janë të fiksuara diku,” thotë Dietze.

“Kësaj i shtohet edhe fenohemi i erozionit, i cili shkatërron sipërfaqet e qëndrueshme: Pjesa e sipërme e tokës merret me vete nga uji që rrjedh.”

Në qendrën GFZ Pocdam, bëhen studime për të parë se si vihet në lëvizje uji, si i krijon valët e dallgëve dhe me çfarë fuqie ia hap rrugën vetes kur rrjedh nëpër natyrë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit