Moti i acartë në Britaninë e Madhe, temperaturat shkojnë në -14 gradë C

Moti i acartë në Britaninë e Madhe,…

Në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar temperatura të ulëta deri në 14 gradë C. Moti i acartë vjen si pasojë e valëve të ajrit të Arktikut që qarkullon në Britaninë e Madhe. Sipas mediave angleze mbrëmja e së martës ishte nata më e ftohtë e janarit që nga viti 2019.

Reshjet e konsiderueshme të borës detyruan shkollat të mbyllen në Skoci dhe Anglinë veriore të martën, mes paralajmërimeve për akull dhe borë në të katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar. Zyra e MET bën me dije se të mërkurën mbrëma mund të ketë temperaturën më të ftohtë të janarit në 14 vjet.

Nga e hëna në të premten, më shumë se 40 cm borë kanë rënë në veriperëndim të Skocisë, ndërsa moti dimëror vazhdon. Reshjet e shiut dhe borës pritet të vazhdojnë të mbulojnë pjesët veriore të Britanisë së Madhe, megjithëse do të ketë pak diell. Ulja e temperaturave deri në -14C u pa në regjistrimin e përkohshëm nga Zyra Met në Dalëhinnie në Malësitë Skoceze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit