Moti i acartë “ngrin” vendin nesër, temperaturat zbresin deri në -10°C

Moti i acartë “ngrin” vendin nesër, temperaturat…

Moti i ftohtë që ka mbërthyer vendin do të vijojë edhe për ditën e nesërme. Për nesër parashikohet mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Po ashtu, nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore. Njëjtë si sot edhe për ditën e martë parashikohen ngrica të forta përgjatë akseve rrugore malore dhe kodrinore si pasojë e temperaturave negative.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, era do të fryjë e ftohtë veriore por relativisht më pak e forte krahasuar me ditën e sotme me intensitet mesatar 1-7m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 10-12m/s.  Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me një rënie (të lehtë) të mëtejshme, ndryshe nga ato të mesditës të cilat për shkak dhe rënies së intensitetit të erës parashikohen me një rritje të lehtë.

Temperaturat parashikohen: 

  • në zona malore -10 deri 2°C
  •  në zona e ulëta -7 deri 8°C
  • në zona bregdetare -3 deri 9°C
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit