Moti i keq/ Dallgët deri ne 2.5 metra ndalohet, lundrimi i anijeve në Vlorë

Moti i keq/ Dallgët deri ne 2.5…

Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme, por situata më e rënduar paraqitet në Vlorë. Mësohet se gjatë ditës së sotme dhe nesër dallgët mund të shkojnë deri në 2.5 metra. Për këto arsye, lundrimi për anijet e peshkimit është anuluar.

Sipas urdhrit të Kapitanerisë së Portit Vlorë, është ndaluar nisja e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, ndërkohë që tragetet do të vijojnë udhëtimet sipas itinerareve të përcaktuara.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 27 – 28 mars 2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 27 mars 2023 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. 

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 27 – 28 MARS 2023 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve”, thuhet në njoftim.

Ndërsa bëhet me dije se e njëjta situatë do të vazhdojë edhe ditën e martë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit