Moti i keq, dëmtohen të mbjellat e fermerëve

Moti i keq, dëmtohen të mbjellat e…

Prej dy ditësh vendi ynë është përshirë nga moti i keq, me reshje të shumta shiu dhe dëbore. Ditën e djeshme u mbuluan nga bora Korça, Kukësi dhe Dibra, ku pati shumë probleme në akset rrugore dhe energjinë elektrike.

Ndërsa ditën e sotme, ulja e temperaturave ka zbardhur me dëborë të gjithë rrethin e Bulqizës. Situatë e  cila mund të shkaktojë dëme të mbjelljeve në shumë zona të thella si në Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan.

Vetë fermerët thonë se dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat, në bujqësi si dhe mund të shkaktoje dëme në drutë frutore të  cilat tashmë kanë çelur.

Nga autoritetet përkatëse mësohet se nuk ka probleme me rrugët nacionale dhe ata rurale. Por, situata nuk duket aspak e mirë për orët në vazhdim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit