Moti i keq fundos anijen, nëntë të vdekur nga stuhia në Turqi

Moti i keq fundos anijen, nëntë të…

Moti i paqëndrueshëm në Turqi ka sjellë fundosjen e një anijeje mallrash Detin e Zi. Si pasojë e stuhisë humbën jetën 9 persona, teksa ekipet e shpëtimit në Turqi po kërkojnë për anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të mjetit lundrues.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya tha se anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi.

Stuhia goditi Turqinë të dielën. Ali Yerlikaya u shpreh ndër të tjera se moti i keq i shoqëruar me stuhi, la pas 4 të vdekur në provincën juglindore, Batman, tre personave të tjerë në Zonguldak dhe të një tjetri në Dijarbakir, po ashtu në juglindje

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit