Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë| ARRSH ka dy fjalë për shoferët

Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë| ARRSH ka…

Ditën e sotme, një pjesë e madhe e territorit të Shqipërisë është gdhirë e zbardhur nga dëbora. Nisur nga një situatë e tillë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdeshëm gjatë udhëtimit në zonat me dëborë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ARRSH u bën apel shoferëve që të pajisen goma dimërore dhe zinxhirë për të mos sjellë pengesa në qarkullim apo dhe bllokim të akseve rrugore.

Njoftimi i plotë:

Apel për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë për në vendet me prezencë bore duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për të mos sjellë pengesë për qarkullimin e mjeteve, punën e mjeteve borëpastruese dhe bllokimin e akseve rrugore

Bëni kujdes në lëvizje dhe respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit