Moti i keq mbërthen vendin/ Bora deri në trashësi 20 cm në Korçë

Moti i keq mbërthen vendin/ Bora deri…

Vendi ynë është zgjuar me temperatura të ulëta këtë mëngjes. Mësohet se në qytetin e Korçës dhe në Dardhë temperaturat kanë zbritur deri në -1 gradë celsius. Ndërsa prej mesnatës së kaluar kanë nisur reshjet e dëborës dhe shiut.

Jemi në stinën e pranverës, pro ditën e sotme trashësia e dëborës në Korçë shkon deri në 20 cm.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve të borës, autoritetet kanë bërë edhe kriposjen e rrugës, ndërsa në akset nacionale nuk janë raportuar probleme. Por autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi lagështira e tepër mund të përbëjë rrezik.

Sakaq, mësohet se në ditët në vijim në disa zona priten reshje shiu shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra. Ndërkohë në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore intensive.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit