Moti i keq/ Mbeten pa energji elektrike disa zona në verilindje

Moti i keq/ Mbeten pa energji elektrike…

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme, por situata më e rëndë shfaqet në qytetet verilindore. Reshjet e shiut kanë qenë të shumta  territor, por gjatë natës në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit janë regjistruar edhe reshje dëbore, që arritën deri në 20 cm trashësi.

Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erës së fortë në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Bushtricë, Grykecaje, Tropojë e Vjetër, Margegaj, Lekbibaj, Bytyç e Gjinaj ka pasur shkëputje të energjisë elektrike.

Gjithashtu, njoftohet se janë krijuar probleme në disa akse të rrugëve rurale dhe ato që lidhin qendrat e njësive me rrugët nacionale. Ndërsa është bllokuar qarkullimi në akset Kukës- Shishtavec, Kukës- Peshkopi dhe rrugët rurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit