Moti i keq në SHBA, 50 të vdekur nga i ftohti

Moti i keq në SHBA, 50 të…

Si pasojë e motit të ashpër që goditi Shtetet e Bashkuara, ka lënë pas 50 viktima. Moti i paqëndrueshëm, me reshje shiu e bore, temperatura të ulëta dhe erë i kanë bërë rrugët të pakalueshme. Mësohet se janë mbyllur shkollat dhe janë lënë mijëra familje pa energji elektrike.

Në shtetin Tennessee (SHBA lindore), Departamenti i Shëndetësisë raportoi 14 vdekje të shkaktuara nga moti i keq. Në Pensilvani (në verilindje), pesë gra humbën jetën të martën në një aksident që përfshiu një gjysmërimorkio në një autostradë, sipas policisë.

5 vdekje të lidhura me motin u raportuan gjithashtu në Kentakin lindor, tha në një deklaratë guvernatori Andy Beshear, ndërsa në Oregon veriperëndimor, tre persona u goditën nga rryma kur një linjë elektrike ajrore ra në makinën e tyre gjatë një stuhie bore të mërkurën.

Në Oregon, 75,000 njerëz ishin pa energji të premten mbrëma, sipas faqes së internetit Poëeroutage.us, dhe guvernatori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit