Moti i keq në Shqipëri/ Fshatrat e Kukësit prej ditësh në terr, irritohen banorët e Lurës: Po e rregullojmë energjinë vetë, nuk votojmë më!

Moti i keq në Shqipëri/ Fshatrat e…
Featured image of article: Moti i keq në Shqipëri/ Fshatrat e Kukësit prej ditësh në terr, irritohen banorët e Lurës: Po e rregullojmë energjinë vetë, nuk votojmë më!

Moti i keq që prej disa ditësh ka përfshirë Kukësin ku dhe nuk kanë munguar reshjet e dendura të dëborës.

Për shkak të motit të keq shumë pemë janë thyer ndërkohë që prej tre ditësh disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se fshati, Lusën, Bushtricë, Ujmisht, Buzmadhe, Fshat që prej tre ditësh janë në errësirë të plotë. Ndërkohë mësohet se në Lurë, që prej 10 ditësh kanë mbetur pa drita dhe askush nuk ka shkuar për të parë se si është situata në vend. Banorët e Lurës shprehen se janë përpjekur që të punojnë për të rikthyer energjinë por megjithatë nuk ja kanë dalë për shkak të kushteve të vështira dhe mungesës së pajisjeve.

“Me qiri me gjeneratorë, me çfarë të mundemi, ç’të bëjmë. Kemi një javë.Lura më mirë me dalë jashtë krejt, as mos votojmë. Kemi 10 ditë pa drita. S’ka as elektricist në Lurë. Edhe shtyllat po i bëjmë privatisht. Ishte makina ime që bënte shtylla për shtetin po I bëjmë vetë. Jemi në mëshirë të fatit nuk është interesuar askush për banorët e Lurës. A jetojnë a i ka marrë dallga.”- ka thënë një banor për Abcneës. 

Po e njëjta situatë paraqitet dhe në fshatrat e tjerë, pasi banorët nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga Bashkia dhe për shkak të dëborës disa banorë të disa fshatra skanë mundësi që të lëvizin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit