Moti i keq në vend, rrugë të pakalueshme dhe aksidente automobilistike

Moti i keq në vend, rrugë të…

Në të gjithë territorin e vendit temperaturat janë ulur ndjeshëm ku reshjet e shiut dhe dëborës janë intensive veçanërisht në veri.

Puka është mbuluar nga dëbora, në qytet trashësia e saj shkon deri në 10-15 cm.

Reshje të dendura shiu dhe erë e fortë në Lezhë  kanë sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në disa fshatra. Dallgët e detit kanë arritur deri në pesë metra duke sjellë pezullimin e lundrimit në Shëngjin.

Gjithashtu edhe në Durrës janë pezulluar lundrimet.

Vlora po paraqet vështirësi të mëdha në qarkullimin automobilistik. Lagjia “Rilindja” është përmbytur dhe shumë tregtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë janë ankuar se uji i është futur në dyqane dhe magazine duke i shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në Berat si pasojë e reshjeve të shumta ka pasur rrëshqitje dheu dhe gurësh duke e bërë aksin rrugor

Vodic -Poliçan si dhe Polçan -Bogovë të pakalueshëm pasi rreziku është më i madh nga gurët mund të shkaktojnë aksidentimin e mjeteve të cilat qarkullojnë në këtë zonë.

Edhe Rruga e Kombit është e mbuluar nga ngrica, si pasojë e kësaj një automjet ku udhëtonin tre persona është përplasur me shtyllën në anë të rrugës, por për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz.

Sipas parashikimeve nga meteorologët kjo situatë do vijoj deri në orët e vona të mbrëmjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit