Moti i keq nxjerr në bregdet breshkën e ngordhur gjigante, peshon mbi 20 kg

Moti i keq nxjerr në bregdet breshkën…

Një breshkë deti me përmasa të pazakonta është gjetur në bregdetin e Durrësit, pasi dallgët e forta e kanë nxjerrë në breg gjatë motit të keq.

Ka qenë një qytetare ajo që ka filmuar rastin dhe ka ndarë pamjet, ku shihet breshka e shtrirë në breg, mes baltës dhe mbetjeve të sjella nga deti. Sipas dëshmisë së saj breshka peshon mbi 20 kilogramë dhe fatkeqësisht ka ngordhur.

Në videon e publikuar duken qartë kushtet e vështira atmosferike, deti i trazuar dhe dallgët që përplasen përgjatë vijës bregdetare.

Rasti ngre shqetësime për mbrojtjen e faunës detare, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nga specialistët lloji i breshkës dhe shkaqet që mund të kenë çuar në ngordhjen e saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit