Moti i keq/ Pamje katastrofike nga përmbytjet vijnë dhe nga Turqia

Moti i keq/ Pamje katastrofike nga përmbytjet…

Pamje katastrofike të përmbytjeve në Gjermani janë në rendin e ditës në të gjitha mediat botërore.

Deri më tani janë regjistruar mbi 100 të vdekur dhe mijëra të zhdukur ndërsa shiu i madh po shkatërron Evropën.

Por së fundmi vijnë imazhe nga katastrofa e përmbytjes dhe nga Turqia.

Në katastrofën e përmbytjes dhe rrëshqitjes së dheut 6 persona humbën jetën, 2 persona u zhdukën dhe 5 persona u plagosën, 236 ndërtesa u dëmtuan shkruajnë mediat turke.

 Video që zbulon shkallën e katastrofës tmerroi audiencën. 

Kjo video tregon momentin e rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimin e ndërtesës.

Qytetarët kanë evakuuar shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në konvikte ose pranë të afërmve të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit