Moti i keq përfshin dhe Kukësin/ Përrenjtë dalin nga shtrati, rrëshqitja e dherave bllokon rrugët në Kalimash

Moti i keq përfshin dhe Kukësin/ Përrenjtë…
Featured image of article: Moti i keq përfshin dhe Kukësin/ Përrenjtë dalin nga shtrati, rrëshqitja e dherave bllokon rrugët në Kalimash

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme dhe qytetin e Kukësit. Siç shihet në vidoen që është siguruar nga Dosja.al në fshatin e Kalimashit ka pasur rrëshqitje të dherave dhe uji ka dalë në përrenjtë.

Në një situatë e tillë që është krijuar në fshat ka sjellë bllokimin e rrugëve ku si pasojë qytetarët dhe automjetet e kanë pasur të pamundur që të lëvizin.

Siç shihet në rrugën që lidh fshatin Kalimash me vendet e tjera, ka nbërritur një fadromë  e cila po merret me zbllokimin e rrugës por siç shihet situata është mjaft problematike.

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit