
Sot Shqipëria është përfshirë nga një mot me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Vendi u përfshi që në mëngjes nga vranësirat e shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore.
Mësohet se, zonat malore të Librazhdit janë zbardhur këtë mëngjes nga dëbora. Më konkretisht zona e Stebleves në Librazhd është përfshirë nga reshjet e dëborës. Deri më tani nuk raportohen problematika.
Ndërkohë, era e fortë që ka përfshirë gjirin e Vlorës dhe dallgëzimit në det që shkon në 6-7 ballë nuk e ka lejuar tragetin të dalë në det të hapur.
Gjithashtu është pezulluar dhe lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat. Sipas informacioneve kapitaneria do qëndrojë i pezulluar deri në një njoftim të dytë.