Moti i keq shkakton problemet e para, Puka dhe Devolli mbeten pa energji elektrike

Moti i keq shkakton problemet e para,…

Moti i keq dhe me shi që ka përfshirë vendin, ka shkaktuar edhe problemet e para në veri dhe juglindje të Shqipërisë.

U mësua se Bashkia e Pukës me 12 mijë banorë ka mbetur pa energji elektrike.Po ashu edhe disa njësi administrative të Fushë Arrëzit po ashtu janë pa drita.

Raportohet se në disa fshatra janë këputur linjat e tensionit të ulët dhe për shkak të erës së fortë dhe shiur, është bërë i pamundur riparimi i tyre.


Gjithashtu edhe rajoni juglindor ka probleme me enegjinë elektrike. Zona pa energji elektrike raportohen në Bashkitë e Devollit dhe të Ersekës.


Ndërsa deri më tani nuk janë raportuar për dëme në akset e vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit