Moti i keq tremb pushuesit, boshatisen plazhet në bregdet, sinoptikania: Ja si do jetë gushti...

Moti i keq tremb pushuesit, boshatisen plazhet…

I nxehti afrikan i fund-korrikut dhe fillim-gushtit, i ka lënë vendin stuhive dhe uljes së temperaturave që sot kanë arritur kulmin.

Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë vendin gjatë 24 orëve të fundit.

Moti i keq shkaktoi jo pak probleme sidomos në zonat bregdetare duke u prishur plazhin pushuesve të këtij fillim gushti.

Çadra të kthyera përmbys, shezlonge të shkatërruara, e çdo gjë rrëmujë kjo ishte panorama që la pas stuhia mëngjesin e sotëm përgjatë Rivierës së Jugut.

Bizneset e ndërtuara me struktura të lehta, si baret verore buzë detit, kanë pësuar dëme të vogla, por po punohet për të kthyer normalitetin.

Sinoptikania e “Meteoalb”, Adiola Bani, tha se është një situatë e përkohshme, pasi shirat do te largohen gradualisht nga bregdeti madje duke filluar nga sot.

Të enjten, sipas saj, temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 37 gradë.

Pas një situate të përkohshme për 2 ose 3 orë pritet përmirësim i motit në zonat bregdetare.

Askush nuk duhet te shqetësohet për pushimet e rezervuara në gusht, pasi situata do të ndryshojë në favor të pushuesve duke filluar nga nesër.

“Do jetë një gusht i favorshëm për pushuesit dhe për ata që kanë rezervuar në pjesën tjetër të muajit gusht”,- tha sinoptikania.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit