Moti i nxehtë shkon deri në fund të detit, po shkatërrohet jeta nënujore

Moti i nxehtë shkon deri në fund…

Ndryshimet klimaterike kanë ndikuar edhe në ndryshimin e jetës nënujore. Shumë shkëmbinj koralorë në të gjithë botën po përjetojnë një ngjarje të çuditshme qe nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e botës nënujore. Temperatura e lartë  e ujit të oqeaneve ka bërë që këta shkëmbinjë të zbardhen, pra të ndryshojnë ngjyrën e tyre.

 Mbi 54% e zonave që kanë këto shkëmbinj i janë nënshtruar këtij fenomeni, pikërisht në Oqeanin Atlantik, Paqësor dhe Indian.

Koordinatori i programit Coral Reef Watch ka deklaruar se kjo zbardhja e shkëmbinjve koralorë i ka kaluar 1% në çdo javë.

Po çfarë u ndodh koraleve?

Kur ato kanë kontakt me temperatura të nxehta, lëshojnë algat, që u sigurojnë atyre ngjyrën dhe pjesën më të madhe të energjisë. Rreziku qëndron në faktin se nëse temperaturat e ujrave ku këto korale jetojnë nuk kthehen ne normalitet atëherë ato e humbin funksionin e tyre dhe vdesin. Duke kërcënuar zinxhirin ushqimor që mbështetet tek to.

Kjo dukuri për ekspertët quhet edhe si stres termik.

Profesor Ove Hoegh-Guldberg, një shkencëtar klimatik i specializuar në shkëmbinjtë koralorë me bazë në Universitetin e Queensland në Australi, parashikoi këtë ngjarje të zbardhjes masive muaj më parë por shqetësuese është për të është se nuk e di sa sa do të zgjasë kjo dukuri.

12 muajt e fundit kanë qenë më të nxehtët e planetit në histori, muajt shkurt dhe mars kanë arritur ne nivele rekord, duke ndryshuar edhe hartat e alarmit për shkencëtarët të cilët duhet që në mënyrë të herëpashershme të vlerësojnë shkallën e ngrohjes nënujore

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit