Moti i tmerrshëm në Greqi, asfalti “gëlltit” autobusin

Moti i tmerrshëm në Greqi, asfalti “gëlltit”…

Fotot të bëra në Greqi janë duke habitur të gjithë rrjetin. Moti  i tmerrshëm në rajon ka prekur rëndë Greqinë, ku disa foto “të frikshme” janë shpërndarë dhe po bëjnë xhiron e rrjetit.

Një gropë e madhe e hapur në asfalt ka “gëlltitur” autobusin.

Nga Selaniku vijojnë imazhe të pabesueshme. Si pasojë e stuhisë “Ballos” është çarë rruga dhe është hapur një gropë brenda së cilës ka përfunduar një autobus.

Mediat greke shkruajnë se gjithçka ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Stuhia vazhdon në Greqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit