Motorët dhe skuterat elektrikë mes fëmijëve shqetësim për qytetarët e Fierit

Motorët dhe skuterat elektrikë mes fëmijëve shqetësim…

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e motorëve dhe skuterave në parkun e qytetit të Fierit, duke treguar se kjo situatë po rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve që frekuentojnë hapësirën publike.

Sipas saj, çdo mbrëmje një motor elektrik qarkullon në zonën e parkut, duke krijuar frikë dhe pasiguri për prindërit që shëtisin me fëmijët.

Qytetarja shprehet se personi është paralajmëruar edhe nga efektivë të policisë, por më pas një person tjetër ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe duke deklaruar se drejtuesi i mjetit do të vijojë të bëjë xhiro në park.

Ju lutem, a mund ta publikoni, ndoshta bëhet diçka që edhe ne të rrimë të qetë me fëmijët tanë”, shkruan qytetarja në denoncimin e saj.

Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për përdorimin e skuterave elektrikë në zonën e parkut, duke thënë se shpesh lëvizja e tyre mes këmbësorëve dhe karrocave të fëmijëve krijon situata të rrezikshme.

Qytetarja kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa për kontrollin e qarkullimit të mjeteve në hapësirat e dedikuara për këmbësorët, në mënyrë që parku të jetë më i sigurt për të gjithë vizitorët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit