Motori doli nga rruga, aksidentohet për vdekje motoristi nga Durrësi

Motori doli nga rruga, aksidentohet për vdekje…

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth mesditës së kësaj të shtune në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Senicës’, ku për pasojë e përplasjes së një motori ka ndërruar jetë drejtuesi i tij Astrit Lamaj 53-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, kur një grup motoristësh ishin duke udhëtuar në këtë zonë. Sipas hetimeve paraprake, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të drejtimit të motomjetit, duke u përplasur fillimisht me barrierat e rrugës dhe më pas duke përfunduar jashtë asfaltit.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i marrë jetën në vend 53-vjeçarit nga Durrësi. Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Delvinë/Informacion paraprak! Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Skërficë-Fushë Vërri”, gjatë lëvizjes së një grupi motorristësh, njëri prej motomjeteve që drejtohej nga shtetasi A. L., 53 vjeç, banues në Durrës, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi A. L. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se 53-vjecari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit