Motori përplas biçikletën, drejtuesit e mjeteve përfundojnë në spital

Motori përplas biçikletën, drejtuesit e mjeteve përfundojnë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan. Gjatë ditës së sotme, rreth orës 06: 20. në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, motori që drejtohej nga shtetasi T.Sh., ka përplasur 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital, ndërsa hetimet për të zbardhur aksidentin po vijojnë.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 06: 20., në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, motomjeti me drejtues shtetasin T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen në spital Elbsan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit