Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë, ku një motomjet është përplasur me një mjet bujqësor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 dhe ka shkaktuar pasoja fatale për një nga drejtuesit e mjeteve.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i motorit, Ismail Dervishi, rreth 70 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, mjeti bujqësor drejtohej nga një 67-vjeçar me inicialet M. M., i cili është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e përplasjes.