Motorin e bleva unë/ Zbardhet rrëfimi i plotë i dëshmitares për vrasjen e Nikulajt

Motorin e bleva unë/ Zbardhet rrëfimi i…

Ditën e sotme janë zbardhur të tjera detaje që mund të çojnë në kapjen e autorëve që vranë biznesmenin Ardian Nikulaj. Një nga dëshmitarët kryesore të kësaj vrasje ka rrëfyer se si u planifikuar atentati.

Ajo ka thënë motorin e bleu ajo dhe atë ditë kanë sjellë portugezin dhe e vendosën në një hotel shumë pranë hotelit në pronësi të Nikulajt. Ndër të tjera ajo tha se Haxhia ka komunikuar me vrasësin përmes dy numrave që janë të regjistruar në emër të një vajze.

Sakaq, ajo tregoi se portugezi çdo ditë i përshëndeste në shqip banorët e zonës që të mos binte në sy se ishte i huaj.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht”, mësohet të jetë shprehur vajza.

Më tutje ajo ka treguar se, vrasësi portugez kishte hyrë në territorin shqiptar më 14 shkurt të këtij viti dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit