Motra e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet

Motra e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë:…

Në Podujevë një 18 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u dhunua brutalisht nga disa persona e më pas u përplas me makinë. I riu është identifikuar si Lulzim Fejzullahu dhe ndërroi jetë më 20 janar pasi u dhunua disa ditë më parë.

Për rastin në fjalë, më 14 janar, policia arrestoi 2 persona të cilët janë dërguar në burg në vijimësi të procesit hetimor. Autorët e ngjarjes janë dy të rinj, fëmijë biznesmenësh, Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç. Shkak i dhunës ndaj 18-vjeçarit jetim, Lulzim Fejzullahu, ka qenë radha për t’u qethur në një berberhane të qytetit.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen, ka folur edhe motra e Fejzullahut e cila shprehu dhimbjen për vdekjen e të vëllait. “Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit