Motra e Alma Arrazit zbardh ngjarjen: Ai dilte në restorante të shtrenjta me të dashurën, Almës dhe fëmijëve edhe buka i ka munguar

Motra e Alma Arrazit zbardh ngjarjen: Ai…

 Motra e Alma Arrazit, Genta Bushati, përmes dhimbjes ka treguar pse motra e saj e mori këtë vendim tragjik.

Në fillimet e martesës së tyre, motra ime ka qene e lumtur me burrin dhe me fëmijët. Alma tregonte se ai ua ka plotësuar dëshirat fëmijëve, kujdesej për ta por kjo nuk zgjati shumë sepse Erdgysi dilte me të dashurën nëpër restorante të shtrenjta nëpër Shirokë e kudo dhe nuk i dilte të mbante edhe familjen,

Të jem e sinqertë, shume e sinqertë me shpirt atyre u ka munguar çdo gjë, i ka munguar buka. Një ditë më mori në telefon motra dhe më tha po kërkoj nëpër rafte makarona apo oriz e me ato të shtyj disa ditë.

Për tradhtitë e Erdgysit e dinte e gjithë familja, madje vjehrra e Almës e akuzonte se përse ajo i kontrollonte telefonin Erdgysit.

Alma e dite shumë mirë që burri e tradhtonte, disa herë i kishte parë mesazhet dhe foto e video dhe m’i ka dërguar mua. Më ka thënë t’i ruaj. Ditën që ka ndodhur ngjarja ajo ka qenë duke pirë kafe rreth orës tetë me Vlentinën, kunatën (burrat vëllezër) teksa kanë qenë duke dalë nga lokal “Panorama”, në këmbët e Almës ka kaluar me makinë burri bashkë me të dashurën.

Alma e donte shumë burrin e saj, donte të plakej me të pavarësisht të gjithave, thoshte se do të mësohem të jetoj kështu, ndoshta ai ndryshon një ditë.

Në momentin që e ka parë me sytë e saj ajo i ka thënë Valentinës, po iki tek vëllai …

Kjo më vjen inat dhe më ka acaruar me Valentinën, kur e pe në atë gjendje si e le vetëm, të largohej?

Mbrëmjen e datës 2 maj rreth orës 10:00 më ka telefonuar kunati dhe më pyeti nëse Alma është tek unë apo tek vëllai. Fola me vëllezërit në telefon dhe më thanë që ajo nuk kishte komunikuar me ta. Kam ikur në mëngjes herët në Shkodër, kam bërë denoncim dhe Erdgysi nuk donte, prit më tha, presim edhe pak… E kuptova që diçka kishte ndodhur. Aty jam kërcënuar pasi më kanë thënë : A e do jetën? Fotot dhe videot që ke në telefon mos ia trego askujt.

Nuk ishte hera e parë që Alma largohej nga shtëpia, kishte ikur edhe herë të tjera për shkak të tradhtisë së tij.

Shpeshherë motra më thoshte se ia e shante, e ofendonte, madje dhe i kishte thënë të ikte nga shtëpia sepse ndoshta një ditë do të marr të dashurën ta sjellë në shtëpi.

A vuante Alma nga depresioni?

Me vjen keq që po ngrihen kaq shume shpifje për Almës. Ajo ishte një grua e mrekullueshme , një nënë e përkryer. Mund ta vërtetoni duke pyetur në shkollë, i dërgonte vetë fëmijët të veshur, të rregull. Si do mund një njeri më probleme mendore të ishte kaq i rregull në familje? Për Almën kishin respekt të gjithë.

Unë dua që motra ime të varroset në Durrës, sepse ajo Shkodër, ai burrë i shkaktoi të gjitha këto. Nëse nuk do të ishte tradhtia motra ime dhe fëmijët sot do të ishin gjallë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit