Motra e ‘Çipurit’ bën denoncim në polici: Pashë një person poshtë makinës

Motra e ‘Çipurit’ bën denoncim në polici:…

Në Policinë e Vlorës, sot rreth orës 12.30 minuta është bërë denoncim nga ana e Etleva Elmazit, motra e Armando Sulejmanit (Çipurit).

Ajo ka thënë se në lagjen “Kushtrimi”, para dhomave të parāburgimit, ku kishte parkuar automjetin e saj tip “Benz”, kur është afruar, ka vërejtur se nga poshtë makinës ka dalë një person.

Sipas asaj që raporton gazetarja Dorjana Bezat, motra e “Cipurit”, duke pasur dyshimin se i ishte vënë lëndë plasëse në mjet, ajo njoftoi policinë. Pas kontrollit nuk rezultoi që në mjet të kishte lendë plāsëse.

Pasditen e 17 shkurtit 2019, Armando Sulejmani, i hetuar si i përfshirë në një seri ngjarjes krìminale gjatë viteve të fundit në Vlorë, mbeti i plāgosur në një atentat, ku dy persona të tjerë u vrānë.

42-vjeçari i njohur si Çipuri, mori dy plumba nga breshëria që i shkaktoi vdēkjen kunatit Orest Rexho dhe mikut Arjan Hasani.

Tre burrave u bënë pritë në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” dhe aty autorët që mbeten ende të paidentifikuar zbrazën breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonin.

Disa kohë pas ngjarjes në Babicë u gjet një makinë e djegur, për të cilën ka dyshime se u përdor për atentatin.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm për ngjarjen, por nuk jep detaje për krimin e radhës që dyshohet se lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve krìminale në Vlorë.

Armando Sulejmani, personazh i njohur i krimit në Vlorë, i ka mbijetuar edhe një atentāti më 23 maj të vitit 2016, kur u sulmua pranë shtëpisë me armë zjarri, ndërsa mbeti i plāgosur në krah.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit