Motra e Dan Hutrës: Ishte betuar se do të merrte hak për babain

Motra e Dan Hutrës: Ishte betuar se…

Detaje të reja janë zbardhur rreth masakrës në Kamëz, të ndodhur 4 ditë më parë, kur Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Motra e tij ka rrëfyer gjatë një interviste televizive se çfarë i kishte thënë i vëllai kur ishte ende në burg.

Ajo ka thënë se ai i kishte treguar që Valdimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit, kishte tentuar ta helmonte në burg. Sipas saj Dani ishte shumë i revoltuar për këtë gjë, por nuk kishte folur për hakmarrje ndaj Kurtit.

 “Telefonatat le të hapen, për Vit të Ri më ka thënë në telefon më kanë futur helmin në pjatë në burg brenda. Se kush ja ka futur nuk ma ka kallëzuar me emër.Ka qenë në një dhomë dhe më tha se e ka goditur.

Më ka thënë që është ai me burgim të përjetshëm dhe helmin ma ka futur të më vrasë në burg. Me çfarë më merr mendja ky është, por nuk më ka thënë që do hakmerrej”, tha motra e Hutrës.

Më tutje ajo tregoi se shpesh herë i ishte betuar se do merrte hak për babain. Do të vriste personin që i dha armën vrasësit.

Kjo është se personi që ka vrarë babën, ka marrë pushkën tek ky që donte të vriste Dani. Dani ka dashur të hakmerret. Rrahmen Seli është ky, ky që i ka dhënë pushkën për të futur dhe për të vrarë babën.

Ka qenë i fiksuar për të marrë hakun e babës. Këtë që ka vrarë babanë e kemi njeri të afërt dhe Dani është betuar që do merrte hakun e Rrahman Selës”, tregoi ajo.

Më tutje ajo tha se Hutra nuk kishte besim tek drejtësia ndaj ishte i bindur që çdo gjë do ta bënte me vetëgjyqësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit