Motra e Fatmir Haklajt vjen në Shqipëri, hyn e vetme në zyrat e SPAK

Motra e Fatmir Haklajt vjen në Shqipëri,…

Aishe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve Haklaj, ka mbërritur nga Suedia në Shqipëri. Ajo është parë t’i drejtohet zyrave të SPAK paraditen e kësaj të premte, shoqëruar nga avokati Idajet Beqiri. Aishe Haklaj hyri e vetme në ambientet e Prokuroisë së Posaçme, ku është thirrur për një dëshmi.

Detajet nga kjo thirrje ende nuk janë bërë publike, por dyshohet se ajo është marrë në pyetje pasi Muharrem Haklajt dhe Ajshe Haklaj, kanë  çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK. Në vitin 2021, familja Haklaj ngriti akuza se Berisha bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.

Unë kam ardhur që të dërgoj denoncimin e familjes sime në drejtësinë e re shqiptare, e cila quhet SPAK. Denoncim zyrtar, ku kam bërë edhe një prokurë, kemi gjetur edhe dy avokatë dhe do t’i drejtohemi SPAK-ut. Për vrasjet e familjarëve tanë. Po, për vrasjet e katër vëllezërve. Ne kemi prova, kemi fakte, kemi dëshmitarë që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi, organizatori, ideatori dhe vrasësi, pavarësisht se me duart e kujt i ka vrarë vëllezërit tanë”, u shpreh Aishe Haklaj para dy vitesh për mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit