Prokuroria përfundon marrjen në pyetje të mjekëve/ Motra e Learit: Do ikte nga Shqipëria

Prokuroria përfundon marrjen në pyetje të mjekëve/…

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurtit mbetet ende mister. Motra nga babai, Silvi ka folur rreth marrëdhënies së tyre. Ajo është shprehur se Leari nuk ka qenë përdorues i lëndëve nartotike.

Më tej, ajo tha se i riu kishte planifikuar të shkonte në Francë. Sipas saj, dikush i kishte ofruar punë në ndërtim.

Nga ana tjetër prokuroria ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve që ishin në shërbim në momentin që Leari u trasportua në spital. Ata kanë deklaruar se i riu mbërriti pa shenja jete në spital.

Intervista e motrës së Learit.

Çfarë ndodhi me babain tuaj?

Nuk e di. Familja ime më ka thënë që babi jot ka vdekur. Unë e kam lexuar në një gazetë që e kishte vrarë dikush. Nuk mund t’u them shumë gjëra për babin.

Ke folur me Learin për vdekjen e babait?

Po, por as ai nuk e dinte.

Çfarë të thanë shokët e Learit?

Më thanë që Leari ka humbur jetën.

Kur flisnit gjatë, çfarë shqetësimesh kishte Leari? Punonte?

Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë.

Keni dijeni që kishte një problem ligjor?

Jo nuk kemi folur. Më tha që i kishte ofruar dikush punë në ndërtim jashtë Shqipërisë.

Ka qenë përdorues i lëndëve narkotike?

Unë nuk jetoja me Learin, e shihja vetëm në kamera. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë.

Sa kohë ka që ka ndërruar jetë babai juaj?

Unë isha 16 vjeç, tani jam 27.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit