Motrat e krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra dollarë në muaj në Instagram

Motrat e krijuara nga Inteligjenca Artificiale po…

Rrjetet sociale po mbushen nga modele të krijuara nga Inteligjenca Artificiale. Shumë përdorues të këtyre mediave sociale nuk janë në gjendje të dallojnë kush është modele e vërtetë dhe kush një modele e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Vajza në foto, janë modelet Emily dhe Fiona Pellegrini dy motra të krijuara nga AI dhe kanë grumbulluar 220 mijë ndjekës në vetëm pak javë, duke postuar foto të tyre me të brendshme dhe duke detajuar udhëtimet e tyre magjepsëse në Itali, Spanjë dhe Francë.

Motrat kanë arritur të grumbullojnë mijëra fansa, kryesisht futbollistë të famshëm, luftëtarë të MMA-ve si dhe miliarderë të shumtë. Krijuesi i motrave përmes AI thotë se disa ndjekës në Instagram tregojnë interes edhe për të nisur një bashkëbisedim online, madje po fitojnë mijëra dollarë në muaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit