Mourinho e nis me fitore rikthimin te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore rikthimin te…

José Mourinho e ka nisur me fitore aventurën e tij të dytë në stolin e Real Madridit. “Los Blancos” mposhtën 1-2 Espanyolin në transfertë, në debutimin e tyre në La Liga për sezonin 2026/27.

Real Madridi kaloi në avantazh në pjesën e parë me Jude Bellingham, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje dënimi të Arda Güler. Espanyoli reagoi dhe gjeti barazimin me Álex Calatrava, duke e çuar ndeshjen në ekuilibër.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Carlos Espí u shfaq në momentet e fundit dhe shënoi golin e fitores për Real Madridin. Sulmuesi, i futur nga stoli, vulosi kështu një debutim të ëndrrave me fanellën “merengue”.

Fitorja merr edhe më shumë rëndësi për Mourinho-n, i cili rikthehet në pankinën e Real Madridit pas 13 vitesh. Trajneri portugez e nis kështu mandatin e tij të ri me tri pikë në transfertë, ndërsa Reali merr një start pozitiv në kampionatin spanjoll.

Një fitore e vuajtur, por me fundin që Mourinho dhe tifozët e Realit dëshironin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit