Mourinho: Reali im i dha fund dominimit të Barcelonës

Mourinho: Reali im i dha fund dominimit…

Pavarësisht dështimit në Ligën e Kampioneve, Jose Mourinho beson se Real Madridi i tij në në sezonin 2011-2012 ishte skuadra më e mirë në Europë.

Nën drejtimin e Mourinho, ” Los Blancos” i dha fund dominimit të Barcelonës në La Liga që fitonte tre tituj radhazi, duke vendosur rekord për golat e shënuar (121) dhe për pikët e arritura (100) në vetëm një sezon.

Barcelona atë sezon përfundoi nëntë pikë larg Realit të Jose Mourinhos.

” Atë sezon, Real Madrid ishte skuadra më e mirë në Spanjë dhe në Evropë gjithashtu”, ka deklaruar Mourinho.

“Kjo ishte arsyeja pse ishte e vështirë të pajtoheshim me eliminimin nga Bayern Munich nga Liga e Kampionëve”.

Por, për dhënien fund të dominimit të Barcelonës, Mourinho thotë: “Dhënia fund e dominimit të Barcelonës dhe bërja e saj duke arritur me një rekord pikësh dhe golash e bën atë edhe më interesante sepse ne e bëmë atë në mënyrën më të mirë”.

“Jo vetëm që e fituam La Ligan, por ne e bëmë duke bërë histori”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit