Mozzik dhe Loredana bashkë? Na suprizojnë me pjesën e parë të dokumentarit

Mozzik dhe Loredana bashkë? Na suprizojnë me…

Loredana ka publikuar ditën e djeshme pjesën e parë të dokumentarit, duke konfirmuar kështu edhe ribashkimin e saj me Mozzik.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka. Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë. Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë”, shprehet Mozzik.

Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër.

Megjithatë, janë edhe 3 pjesë të tjera që do shohim në vijim nga dokumentari, ku ndoshta ata kanë zbardhur më shumë rreth asaj që ka ndodhur./Ora News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit