MPB: Policia e Liqenit shpëtoi dy të mitur që u përmbysën në liqenin e Ohrit

MPB: Policia e Liqenit shpëtoi dy të…

Policia e liqenit shpëtoi dy të mitur që u përmbysën në liqenin e Ohrit me kajak.

Sot në orën 09:30 në Stacionin Policor të Vëzhgimit Kufitar “Liqeni i Ohrit” është raportuar se një kajak në pronësi të një klubi kajakësh nga Ohri, në të cilin ndodheshin dy të mitur, është përmbysur në ujërat e liqenit të Ohrit, në plazhin “Bafalo”.

Punonjësit e Policisë së Liqenit me një gomone kanë shkuar në vendin e treguar dhe në ujërat e liqenit, rreth 100 metra larg plazhit, kanë vënë re dy të miturit që mbanin rripat e shpëtimit.

Ata me gomonen e policisë u transferuan në stacionin policor, ku iu dha ndihma e parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit